Është ndërruar në momentet e fundit gjyqtari për seancën ndaj 31 tëarrestuarve në operacionin "Mezhgorani", mes të cilëve edhe Henri Çili.
Seancën do ta drejtojë Dritan Hasani, ndërsa gjyqtarja Yrvete Shkreli është përjashtuar dje. Ishte një kërkesë e prokurorit Asllan Bajrami, që është pranuar nga kryetarja e gjykatës. Ai kërkoi përjashtimin e gjyqtares Yrvete Shkreli, pasi dyshohet se kanë pasur përplasje mes tyre për caktimin e masës së sigurisë mes ditës së dielë apo të hënë. Gjyqtarja kërkonte që seanca të mbahej të hënën, dhe jo sot.
Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, raportoi nga Përmeti ku mbahet seanca, se kjo përplasje nuk është mbyllur me kaq. Si prokurori Bajrami, ashtu edhe gjyqtarja Shkreli, kanë kallëzuar njëri-tjetrin, por nuk duhet ende mbi ç'akuza.