29 teste NEGATIV për koronavirus në Shqipëri! Në 24 orë u kontrolluan 13 672 udhëtarë në kufi

2020-03-01 0

TIRANE- 3 raste të reja janë testuar ditën e djeshme për shkak se kanë shfaqur shenja të koronavirusit, duke e çuar numrin e personave të testuar në vendin tonë në 29. Ministria e Shëndetësisë njofton se ata kanë rezultuar negativë. Ajo theksoi se në 24 orët e fundit janë monitoruar për temperaturë 13,672 persona në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe detare. Ministria i bën thirrje personave që kanë udhëtuar në zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë, ose të telefonojnë në numrin 127 për të treguar nëse kanë apo jo shenja të virusit, apo nëse kanë pasur kontakt me persona të prekur.

"Nga periudha e shfaqjes seë epidemisë në Kine e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 29 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID-19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare. Po kryhet monitorimi për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri. Ata që kanë ardhur nga rajonet e prekura të vetëkarantnohen për 14 ditë. Në 24 orët e fundit janë monitoruar për temperaturë 13,672 persona në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe detare. Në 24 orët e fundit thirrjet në nr e Urgjencës Kombëtare 127 kanë arritur nivelin e 1485 telefonatave, nga të cilat 57 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë. Qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e preukura të telefojnë në numrin 127, për të treguar nëse kanë shenja të koronavirusit apo nëse kanë pasur kontakte me persona të prekur", tha Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Free Traffic Exchange