Pacientja me virusin korona, në gjendje stabile!

2020-02-29 0

50 vjeçarja e cila trajtohet në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup mbetet rasti i vetëm me koronavirus në vend. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të gjitha rastet e dyshimta që u testuan dy ditët e fundit rezultuan negativ. Gruaja që ishte paraqitur në mëngjes në spital, shoferi i furgonit dhe personi që mbrëmë ishte arratisur nga izolimi në Spitalin e Shtipit, s?kanë korona virus.