Ministrat, në selitë partiake gjatë orarit të punës

2020-02-29 0

Aktivitetet e partive politike në terren gjatë fushatës zgjedhore monitorohen nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim të evidentimit të parregullsive të caktuara. Por, gjatë gjithë javës, ministra dhe zëvendësministra janë paraqitur në selitë partiake, për konferenca por në orarin kur duhet të ishin në punë në ministri. Janë vërejtur edhe raste të shfrytëzimit të veturave zyrtare për aktivitete partiake, gjë e cila ndalohet me ligj.