Ora News - Çlirim Gjata pyet: Kë korruptoi Henri Çili, Ardian Dvoranin apo Sokol Sadushin?

2020-02-29 0

#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike reagoi për arrestimin e botuesit Henri Çilit. Çlirim Gjata nga selia blu akuzoi organet ligjzbatuese se po ndjekin standarde të dyfishta.

Ai tha se policia dhe prokuroria fshehin identitetin e drejtuesit të lartë të drejtësisë që premtoi favore të paligjshme për gazetarin.

Teksa parashtroi 3 pyetje për të zbuluar identitetin e gjyqtarit të lartë, Gjata tha se Ardian Dvorani dhe Sokol Sadushi, të vetmit me profilin e përshkruar në dosje.

Gjata: Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë.

Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/clirim-gjata-pyet-ke-korruptoi-henri-cili-ardian-dvoranin-apo-sokol-sadushin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp