Ora News - Meta: Sekti kriminal ka kapur për fyti Kuvendin e institucionet, 2 marsi vetëm fillimi

2020-02-29 0

#tvora #rtvoranews
Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë për median për të demaskuar fakte të tjera të asaj që ai e quan "grusht shteti?.

Bëhet fjalë për mbledhjen e 6 shkurtit të Komisionit të Ligjeve i cili ka miratuar ndryshimet në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Meta i quan 'antikushtetues" këto ndryshime sipas të cilave, një anëtar i Gjykatës Kushtetuese mund të nisë punën edhe përmes një betimi me shkrim nëse kreu i shtetit nuk therret ceremonine e betimit brenda një afati të caktuar.

Ilir Meta: "Komisioni i Ligjeve rezulton se ka përcjellë një informacion të qëllimshëm të gënjeshtërt duke përdorur si mekanizëm mbrojtës përmëndjen ne raport të dy nismave ligjore, ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, ndërkohë që shqyrtohej vetëm ligji i parë sepse duhej të nxitonin që ti thonin Venecias që ligjin për të cilën ju ftuam e mbyllëm dje, prandaj këto ditë bëni turizëm.

Kjo manovër mashtruese dhe e pacipë e këtij sekti kriminal që ka kapur për fyti kuvendin e Shqipërisë dhe institucionet e shtetit është kryer për të krijuar imazhin se dhe pr/ligji për ndryshimet në ligjin për gjykatën Kushtetuese është konsultuar duke marrë mendimet e institucioneve të mësipërme."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-ne-1200-publikon-fakte-te-reja-te-grushtit-te-shtetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange