Kryesocialisti Edi Rama njoftoi nga kongresi i Partisë Socialiste një amnisti për të gjithë ata shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë punuar në të zezë duke i ftuar të formalizojnë pasurinë e vënë, por ka edhe përjashtim.
?Do bëjmë një amnisti të përgjithshme që të gjitha paratë dhe asetet t?i deklarojnë. Kjo do bëhet sepse jemi këtu për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu. Emigrantët nuk mund të mbajnë më para andej sepse i thonë këtu nga i more. Ata që nuk i kanë paratë përmes krimit, ose janë politikanë, gjykatës, prokurorë dhe subjekte do japin llogari nga unë i pari për çdo gjë që kemi. Pastaj secili t?i dalë për zot. Nuk ka më aty PS, PD, aty ka ose ndershmëri, ose te vendi. Të tjerët duhet t?i sjellin paratë në Shqipëri dhe t?i fusin në bankë me një interes minimal. Besoj se kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë. Kur kalon afati kush nuk i ka deklaruara do japin llogari. Kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më tej. Kur mbaron afati pastaj, je tek OFL, ke bërë e nuk ke bërë krime. Do fusim elementin që të gjitha pasuritë e shqiptarëve jashtë do të deklarohen këtu si në çdo vend në botë. Shteti shqiptar duhet t?i dijë, dhe ka të drejtën të të gjëmojë deri në fund të botës nëse ke një shtëpi apo pasuri që nuk e keni deklaruar?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Amnisti #EdiRama#TopChannel