Ora News - Pyjet drejt asgjësimit, këshilltarët bashkiakë: Situata alarmante në Lezhë

2020-02-29 0

#rtvora #oranews

Prerja e paligjshme e pyjeve vijon të mbetet shqetësuese në qztetin e Lezhës.Ky problem pranohet dhe nga nënkryetari i Bashkisë, i cili shprehet se shkelësit janë evidentuar dhe janë marrë të gjitha masat administrative ndaj tyre.

Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve në Lezhë është bërë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Këshilltarët ngritën shqetësimin për situatën e krijuar nga prerja e paligjshme e pyjeve në zonën e Ungrejt, ndërsa sipas tyre institucionet përgjegjëse nuk veprojnë për të ndaluar fenomenin, i cili është kthyer edhe në burim konflikti për banorët e zonës.

"Është kthyer në një problem të madh. Situata nuk është krijuar sot, por ka 8 muaj që është kjo bashki dhe nuk kanë dalë një ditë."

Nga ana e tij, nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj pranoi problematikën, ndërsa tha se janë marrë një sërë masash për të frenuar fenomenin.

Ermal Pacaj: Është problem i mbartur, kemi marrë masa.

Shfrytëzimi i pyjeve në Lezhë është më evident gjatë stinës së dimrit, pasi shumë individë presin pyjet duke bërë biznes në tregtimin e druve për ngrohje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pyjet-drejt-asgjesimit-keshilltaret-bashkiake-situata-alarmante-ne-lezhe

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp