Dvorani: Dosja e vellezerve Aliko nuk eshte trajtuar me prioritet - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anetari i vetem i Gjykates se Larte, Ardian Dvorani ka sqaruar statusin e dosjes se vellezerve aliko ne gjykaten e larte, duke theksuar se nuk ka asnje pershpejtim te kesaj ceshtje. ?Per nje gje jam I sigurte qe kjo dosje nuk eshte trajtuar me prioritet sepse me kompetencat e momentit qe une ushtroj si Drejtues i Gjykates se Larte, nese çeshtje do te pershpejtohej e para njehere kush do ta gjykonte, nese keshilltari do ta merrte dosjen per ta pare me prioritet ate duhet ta merrte me firmen time, dhe me rregulla te brendshme edhe sekretaria e regjistrit nuk ta jep dosjen nese nuk ndiqet kjo procedure. ?Dvorani ka sqaruar se duke qene gjyqtari I vetem ne kete gjykate, ai figuron si relator I kesaj ceshtje, ashtu sikunder eshte relator I 35 mije dosjeve te grumbulluara ne gjykaten e larte, por ai hedh poshte cdo akuze per nderhyrje duke theksuar se nuk e ka takuar prej muajsh nje prej te akuzuarve kryesore henri cilin.?Dhe duke qene se gjykata nuk funksionon, nuk e di, duhet te jete ndonje spekulim, une uroj qe kjo gje te mos kete ndodhur, ne rastin tim nuk behet fjale ehste kategorike. Zotin cili e njoh, nuk jemi miq. Ne evente te caktuara salutohemi, por vetem kaq, nuk kam asnje lloj kontakti me te, absolutisht. ?Keto deklarata anetari I gjykates se larte ardian dvorani I beri pas séances degjimore ne komisionin hetimor per shkarkimin e presidentit ku ai deshmoi ne cilesine e kryetarit te keshillit te emerimeve ne drejtesi. Ai sqaroi akuzen kryesore te presidentit meta se nuk respektoi radhen kushtetuese ne dergimin e listave te kandidateve; te parin presidentit, te dytin parlamentit e te tretin gjykates se larte. Sipas dvoranit radha e parashikuar ne ligjin themeltar te shtetit nuk ka te beje me momentin e dergimit te listave apo emerimit. ?Nese do te ishte koncepti I radhes momenti I nenshkrimit apo I vendimarrjes tuaj atehere si presidenti dhe parlamenti duhet te stoponit aktivitetin pasi te emeronit te parin dhe te dytin duhet te prisnit gjykaten e larte sepse nuk ka zgjehdur gjykata e larte, por gjykata e larte nuk ekziston per momentin?Ceshtja e kandidateve per gjykaten kushtetuese eshte pjese e komisionit hetimor te ngritur per shkarkimin e presidentit , pasi mazhoranca beson se ilir meta ka shkelur ligjin duke zgjedhur ne kete gjykate marsida xhaferllarin. Per kete arsye komisioni hetimor por edhe kreu I shtetit meta I jane drejtuar komisionit te venecias per nje mendim me te specializuar.