Në provincën e Lodit në Itali, mjekët kanë vënë re pneumoni anormale që nga mesi i muajit janar. Por për këta pacientë nuk është menduar se mund të kenë qenë të infektuar me koronavirus; ata janë trajtuar me antibiotikët e zakonshëm.
Task forca e epidemiologëve dhe kërkuesve, e cila po punon për të kuptuar përse virusi pati në Itali një përhapje të tillë të rrufeshme, po del në përfundimet e para, dhe një prej tyre është se Covid 19 nuk ka mbërritur tani, por ka qenë aty prej javësh.
? Ishim të bindur se ato pneumoni të çuditshme ishin favorizuar nga i ftohti dhe mungesa e shirave, dhe i kuruam me antibiotikë siç veprohet zakonisht në raste të tilla?, tha për Repubblica.it mjeku Alberto Gandolfi.
E ndërsa po tentohet të shihet sa bazë ka vërtet një teori e tillë, një hulumtim i kryer nga departamenti i shkencave Biomjekësore në Spitalin Sacco të Milanos, tregon se virusi në Kinë mund të ketë qarkulluar që nga mesi i tetorit dhe muaji nëntor. Bilanci i vdekjeve në vendin fqinj është 21, ndërsa të prekurit mbi 800. Katër viktimat e fundit të virusit ishin dy burra dhe dy gra, të moshave ndërmjet 70 dhe 80 vjeç.
Në Lombardi po kërkohet që shkollat të qëndrojnë të mbyllura edhe për 7 ditë të tjera, ndërsa ekspertët vërejnë se gati gjysma e të infektuarve, nuk kanë shenja klinike. Organizata Botërore e Shëndetësisë e rriti një ditë më parë kërcënimin nga koronavirusi i ri në nivelin më të lartë, e tha se shumica e vendeve, në mos të gjitha duhet të përgatiten për shpërthim të epidemisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#CoronaVirus#TopChannel