'Rrofsh moj gru që më kurseve në sy të shoqeve', Rama batuta me Lindën dhe nënë e tij: Opozita ime

2020-02-28 4

Kryeministri Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste nuk i kurseu batutat për fjalimin e bashkëshortes së tij Linda Rama duke u shprehur se ajo është opozita e tij më e fortë.

'E dëgjuat zërin e opozitë time më të fortë. Mua më takon ta falenderoj Lindën sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi ku fillohet debati i parlamentin tonë familjarë-katunar. Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të të gjithë këtyre shoqeve dhe jam qartë që kusuri do e marrë në Surrel me pasion për gjithçka që u tha këtu. Ju qeshni por e vërteta është se po të mos e kisha në shtëpi çdo natë këtë opozitare që dëgjuat para meje do më dukej vetmja me i madhi i krejtve në bote. Dua të falenderoj Lindën jo thjeshtë për faktin se më ndihmon të rri me këmbë në tokë, por është themeli i shtëpisë tonë.

Kemi një shtëpi që fal lindës është antisizmike dhe përballon dhe tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri, dhe fal saj fëmijë nuk u mungon asnjë moment mbrojtja shpirtërore e mbështetja morale që unë e kam të pamundur t'ua jap sa duhet dhe si duhet. Por falë saj Aneta që më shikon aq rrallë ka gjetur një vajzë që dhe po ta kishe bërë vetë nuk do e kishte bërë dot kaq brenda standardeve dhe kritereve të saj. Aneta është më e vështirë se BE për standarde dhe prioritete', tha Rama.