Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirusin e ri. Autoritetet përgjegjëse thonë se tashmë kanë marrë te gjitha masat e duhura, në rast të shfaqjes së këtij virusi në vend.
Megjithatë, në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Shëndetësinë, anëtari i komisionit, deputeti Haxhi Avdyli, ngriti shqetësimin se në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë vetëm gjashtë shtretër me respirator, që shërbejnë për të prekurit me koronavirusin. Shenjat kryesore të infektimit me Covid 19 janë temperatura e lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Avdyli tha se mungesa e respiratorëve mund të paraqesë problem për trajtimin e pacientëve në rast të shfaqjes së virusit dhe përhapjes së tij. ?Ka pasur mobilizim nga institucionet përgjegjëse, por kapacitetet tona janë të reduktuara.
Ka mungesë të shtretërve për trajtim të asistuar me respirator. Janë 6 shtretër në dispozicion për personat me pengesa në frymëmarrje?, tha Avdyli. Në shumë vende, vazhdojnë raportimet për raste të reja të të infektuarve me koronavirusin nga Kina, ndërsa globi po përgatitet për një pandemi. Deri tani, më shumë se 83 mijë vetë janë infektuar në mbarë botën.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#koronavirus#TopChannel