28 persona janë vënë në pranga nga policia, në një operacion të zhvilluar në disa qarqe të vendit, mes të cilëve edhe botuesi Henri Çili.
?H. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale ?Fshehja e të ardhurave?, ? Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Mashtrimit?, ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike? dhe ?Falsifikimi dokumenteve? në bashkëpunim?.
Botuesi Henri Çili dyshohet se nën ndikimin e kunatit të tij, Gazmir Ajdini, ka marrë përsipër të ndihmojë me mbështetje në media vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burg përjetë dhe i dyti me 18 vjet burg, për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat, në vitin 2015, gjatë shqyrtimit të dosjes së tyre në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria i kishte nisur përgjimet për trafik droge dhe në përgjime ka rënë edhe emri i botuesit.
Pjese e skemës ishte dhënia e një sipërfaqe toke, të parave kesh dhe e disa apartamenteve nga biznesmeni dhe ish-kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Sait Fishta, i arrestuar më parë për ndërtim të paligjshëm.
?S. F., 60 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurie ?Arrest në burg?, i dyshuar për veprat penale për veprat penale ?Fshehja e të ardhurave?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Falsifikimi i dokumenteve? dhe ?Mashtrimi?.
Në pranga ranë edhe drejtori Juridik i Universitetit Europian të Tiranës, Ilir Korbi dhe noterja Shpresa Gjoçaj, që kishte bërë dokumentet për kalimin e apartamenteve në favor të botuesit, ndërsa në kërkim janë shpallur 6 persona dhe 12 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Prokuroria e Përmetit ka nisur hetimet në Shtator të 2019-s mbi këta persona, për disa vepra penale, si trafikimi i lëndëve narkotike, falsifikimi i dokumenteve, fshehja e të ardhurave dhe ndikimi i paligjshëm në sistemin e drejtësisë.
Në operacion kanë marrë pjesë 15 reparte të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Operacionale, ku kanë ushtruar kontrolle në 61 banesa dhe 31 automjete, duke sekuestruar armë, lëndë narkotike dhe certifikata pronësie.
Më herët, Prokuroria e Përmetit ka arrestuar 7 persona për shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje dhe pas hetimeve u zbulua edhe pjesa tjetër e personave të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit.
I pyetur për këtë operacion, Kryeprokurori Olsjan Çela tha nga qyteti i Vlorës se ishte fryt i Reformës në Drejtësi.
?Kjo është puna e prokurorisë, frytet e prokurorisë së pavarur. Zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet?.
Në të njëjtën mënyrë reagoi edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
?Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë?.
Tv Klan