TIRANE- Flamur Haka nga Kruja dhe Talo Çela nga Elbasani janë dy personat e radhës që OFL i ka dërguar formularin e që brenda 48 orësh duhet të justifikojnë pasurinë e ture si dhe të deklarojnë burimin e krijimit të saj.
Sipas policisë Flamur Haka është dënuar për ?Vjedhje me dhunë?. Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Flamur Haka njihet me nofkën ?Tuku? dhe është pjesë e bandës famkeqe që vepron në këtë zonë që prej 1998-ës. Në shkurt të vitit 2008, ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burgim.Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje të herëpashershme e më pas në liri me kusht. ?Banda e Niklës? u godit gjatë një operacioni të zhvilluar në vitin 2005, ndërsa anëtarët ishin të akuzuar për 7 grabitje me dhunë, një rrëmbim personi dhe një atentat. Drejtuesi i këtij grupi ishte Flamur Haka, personi që ra në prangat e policisë dhe gjatë një operacioni të zhvilluar në Nikël në 2018 .
Ndërsa person ii dytë që duhet të justifikojë pasurinë është Talo Çela, i dënuar për ?Trafik lëndësh narkotike?. Aktualisht ai është në kërkim nga policia i akuzuar si pjesë e grupit të grabijes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit vitin e kaluar. Ai është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës u bë modifikimi i makinës me mbishkrimin hetimi tatimor që u përdor për të kryer grabitjen.