Rama: Rindërtimi do të nisë në familjet me më pak të ardhura! Brenda vitit hapim mijëra banesa

2020-02-28 0

TIRANE- Shtëpitë e reja për banorët e dëmtuar nga tërmeti do t'i ngjajnë vilave dhe aprtamenteve luksove në qendër të kryeqytetit. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama në konferencën e rindërtimit ku u prezantuan modelet e reja të banesave. Rama tha se në 31 dhjetor 2020 mijëra qytetarë të ngelur jashtë pas tërmetit do marrin në dorë çelësat e banesave në lagjet e riurbanizuara.