Prona në Gjirokastër në këmbim të lirisë së Alikojve që vranë efektivin! Arrestohet Henri Çili

2020-02-28 0

TIRANE - Një aksion i gjerë i policisë, që mori shtysë nga përgjimet për drogë mbi grupin e zjarrit që vranë efektivin e RENEA-s në 2015-ën, ka çuar në pranga botuesin dhe pronarin e UET-së, Henri Çili dhe 12 persona të tjerë deri më tani. Sipas përgjimeve nga Prokuroria e Përmetit në 6 muaj hetime, në bisedat e përgjuara për të arrestuar disa persona për drogë, ka rezultuar se Adil Aliko, i arrestuar sot, komunikonte në telefon me Henri Çilin dhe pedagogun dhe juristin e UET-së, Ilir Korbi (i arrestuar), në përpjekje për t'i ndryshuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj djalit të tij Arbion Aliko për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, me vendim të formës së prerë nga Apeli, çështje e cila është në Gjykatën e Lartë. Këto ndërhyrje tek gjyqtarë dyshohet se është bërë në këmbim të një sipërfaqeje toke në Gjirokastër dhe një shumë parash, që Adil Aliko ia ka dhuruar për ndihmën ndaj të birit. Kontratat e dhurimit të tokave janë kryer tek noterja Shpresa Gjocaj në Tiranë, gjithashtu e arrestuar, me qëllim që Çili dhe pedagogu i tij Ilir Korbi, të nisnin punën për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë. Henri Çili është vënë nën akuzë për veprat penale ?Mashtrimi?, ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari?, dhe ?Pastrim të produkteve të veprës penale?.