Pas Ballshit, mbyllin pas 16 ditësh grevën e urisë edhe punonjësit e Poçemit: Na premtuam 3 paga

2020-02-28 1

Pas naftëtarëve të Ballshit, ka përfunduar dhe greva e urisë për punonjësit e stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit.

Pas 16 ditëve në grevë për 27 pagat e prapambetura punonjësve të Poçeimit i është premtuar nga kompania kalimi i 3 pagave në bankë. Punonjësit e cilësojnë këtë si një hap optimist, ndërkohë kërkojnë kalimin e 7 pagave të plota në një afat kohor prej 20 ditësh. Në të kundërt ata pohojnë se do të rikthehen sërish në grevë.

Free Traffic Exchange