TIRANE - Emisioni "Pa Gjurmë" gjen pas 5 vitesh Leonard Rrezhdën, 42-vjeçarin nga Fieri, që e kërkoi në studio në Report Tv, xhaxhai i tij, Filipi. Leonardi ka krijuar jetën e tij në Angli, dhe tashmë ka një djalë 16 vjeç. Në një lidhje telefonike nga Portsmuth i Londrës, Leonardi tha se ka pasur problemet e tij që e kanë shtyrë të mos lidhet dot me familjen e tij, të cilët nuk i ka takuar prej rreth 29 vitesh qëkur është larguar nga atdheu në emigrim, por që prej 5 vitesh kishte humbur çdo kontakt me ta. Ai shprehu pendesë publike, ku tha se ishte faji i tij që nuk ka telefonuar familjen, por tha se ka pasur arsye të forta me familjen e tij në Angli.