Kryeministri i Kosovës, Alin Kurti deklaroi këtë të enjte se qeveria ka marrë vendimin që të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë. Kurti deklaroi se vendimi pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme ndërsa do të hyjë në fuqi më 15 Mars.
Kreu i qeverisë kosovare ftoi Serbinë që në përgjigje të këtij vendimi të zotohet që të ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe të heqë barrierat tregtare jotarifore.
?Pas takimit me Odat dhe shoqata e ndryshme sidomos me prodhuesit tonë dhe pas leximit të analizës mbi reciprocitetit të munguar me Serbinë e punuar nga Ministria e Ekonomisë kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket rrugës përpara lidhur me tarifën 100%. E para si qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 Mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina. Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve me Serbinë?, tha Kurti.
Kurti tha se Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë këtë vendim dhe të ofrojë para samitit të Zagrebit liberalizimin e vizave. Kurti paralajmëroi që nëse Serbia nuk e merr parasysh vullnetin e qeverisë së Kosovës, nga data 1 Prill fillon principi i reciprocitetit, ndërsa më 15 Qershor mund të rikthehet sërish tarifa.
?Ftoj Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të nisë me heqjen e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës?.
?Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të qeverisë së Kosovës dhe për barrierat tregtare dhe fushatën, atëherë qeveria e Kosovës do të nisë më 1 Prill me implementimin graudual të principit të repricoritetit. Nëse nuk reflekton për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë deri më 15 Qershor qeveria rikthen tarifën?, tha më tej ai . /tvklan.al