Gjonaj: Meta i dëshpëruar, ka hallin e reformës në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-27 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shpërtheu në akuza kundër presidentit Ilir Meta këtë të enjte.Ajo zgjodhi të dalë në një deklaratë për mediat për t?i kthyer përgjigje kreut të shtetit për sulmet dhe padinë e këtij të fundit sa i takon zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjonaj tha se Meta sillet në këtë formë prej reformës në drejtësi.?Se kam bërë kete shtjellim më parë se kam gjykuar që i duhej lënë presidentit koha dhe hapësira mediatike për të ezauruar seritë e spektaklit të tij për grupin armiqësor dhe kriminal në Ministrinë e Drejtësisë. S?e bëj për t?ju përgjigjur presidentit për morinë e akuzave dhe fjalëve të padenja që ka lëshuar në drejtimin tim personalisht apo përmes zëdhënësit të tij. Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivion në luftën kundër reformës në drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall.Presidenti ka krijuar këtë kauzë fiktive në funksion të betejave të tij që s?janë në përputhje me interesat e tij kushetuese në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria, në prag të negociatave.?Presidenti Ilir Meta të hënën dorëzoi vetë në SPAK kallëzimin penal kundër Etilda Gjonajt dhe dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas Metës, Gjonaj ka marrë pjesë në organizimin e ?grushtit të shtetit? dhe në kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca.

Free Traffic Exchange