?Frika nga koronavirusi ka çuar në rënien e fluksit të udhëtarëve. Vetëm në 24 orët e fundit, nëpërmjet pikave kufitare tokësore, ajrore dhe detare kanë hyrë në vendin tonë 3500 persona, ndërsa një ditë më parë ky numër ishte 4800. Të gjithë pasagjerët janë kontrolluar sa i takon koronavirusit?.
?Nga survjeanca e përforcuar në pikat kufitare janë vlerësuar në 24 orët e fundit 3500 udhëtarë, që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimi komunitar i COVID-19. Theksojmë se aktualisht në aeroportin e Rinasit po kryhet monitorimi i temperaturës për të gjithë udhëtarët në të gjitha linjat. Ju rekomandojmë vetëkarantiminim?.
Paralel me kontrollet në sistemin shëndetësor vijon analizimi për rastet e dyshuara, por që deri me tani asnjë nuk ka rezultuar i prekur me koronavirus.
?Gjatë ditës së djeshme janë testuar 4 raste në laboratorin e virologjisë së ISHP, të cilët kanë rezultuar negative për COVID-19. Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kinë e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 17 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID 19. Nga totali i tyre, 8 raste kanë pasur histori udhëtimi me Kinën dhe 9 raste kanë patur histori udhëtimi me Italinë?.
Paniku i krijuar nga përhapja e virusit në Europë ka shtuar dhe numrin e telefonatave drejt shërbimit të Urgjencës.
Ekspertet e shëndetësisë rekomandojnë për personat që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral, si temperaturë, kollë, rrufë dhe vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë numrin 127 të Urgjencës Kombëtare për të marrë shërbim në banesë.
Tv Klan