Varhelyi: RMV dhe Shqipëria kanë bërë progres të mjaftueshëm për çeljen e negociatave

2020-02-27 0

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi është optimist se raportet që javën e ardhshme do t?i publikojë Komisioni Evropian do të konstatojnë progres të mjaftueshëm në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapje të negociatave për anëtarësim. Nga ana tjetër, ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se shtetet e rajonit mbeten të angazhuara në tejkalimin e dallimeve dhe realizimin e të gjitha reformave të nevojshme për anëtarësim në BE.