Gjendja e gruas me virusin korona është stabile dhe pa komplikime

2020-02-27 0

Dy personat e tjerë të testuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup kanë rezultuar negativ nga koronvirusi. Njëri ka qenë vozitës i një kamioni nëpër Italinë Veriore, dhe rasti tjetër grua e cila së bashku me bashkëshortin e saj ka qenë për shëtitje në Romë. Rasti i vetëm me koronavirus mbetet gruaja e cila u konfirmua gjatë ditës së djeshme. Ajo ndodhet në izolim në Klinikën Infektive dhe pa komplikime të rënda. Udhëtarët tjerë që kanë qenë në të njëjtin furgon janë izoluar në shtëpitë e tyre. Ata akoma nuk janë testuar por po mbahen nën kontroll nga policia dhe epidemiologët.