Duka dhe Ndoka: Në Bulevard më 2 mars në krah të Metës - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-27 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Liderët e partive opozitare do të jenë në shesh ditën e hënë për të protestuar në krah të presidentit të republikës Ilir Meta kundër qeverisë.Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka e kryedemokristiani Nard Ndoka theksojnë se kauza e presidentit është e drejtë pasi qeveria ka kapur tashmë çdo pushtet.AGRON DUKAKRYETAR I PAADo jem në radhë të parë si qytetar shqiptar, por duke qenë edhe kryetar partie pjesë e opozitës, natyrisht u bëj thirrje simpatizantëve të që të jenë aty. Arsyeja është shkelja e kushtetutës, përqendrimi i pushtetit në një dore. NARD NDOKAKRYETAR I PDKAlarmi që ka ngritur presidenti i republikes besoj meriton vemendje nga çdo qytetar që ka zgjedhur të jetojë ketu. Padyshim që për ne është obligim edhe si qytetar edhe si politikan, si opozitë. Vendi ynë është atje, jo vetëm i yni por i të gjithë mbeshtetësve tanë. Nga ana tjeter vetë kreu i shtetit ka zhvilluar takime me ambasadorët e Spanjës e Holandes për t?i informuar për shqetësimet e tij dhe manifestimin e 2 marsit.