“Vetë-izolim për dy javë”/Ministria e Shëndetësisë thirrje për ata që vijnë nga zonat me koronavirus

2020-02-27 1

Të gjithë shtetasit të cilët kthehen nga Italia në Shqipëri kryesisht nga zonat ku janë regjistruar persona të prekur nga koronavirusi duhet të vetëkarantinohen edhe nëse në aeroport apo pikat kufitare nga vijnë janë kontrolluar dhe nuk kanë shfaqur asnjë simptom.

Koronavirusi ka një periudhë inkubacioni pra kur nuk shfaq simptoma 14 deri në 28 ditë.

Ministria e shëndetësisë njofton se deri këtë të enjte në orën 11 nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Deri mbrëmjen e të mërkurës janë testuar 17 raste të dyshuar të cilët kanë rezultuar negativ 9 prej tyre vinin nga Italia dhe 8 të tjerë kanë pasur histori udhëtimi me Kinën.

Ndërkohë Lëvizja nuk është kufizuar as në aeroport dhe as në Portin e Durrësit dhe të Vlorës nga ku vijnë çdo ditë udhëtarë në Shqipëri .

Ndërkohë janë shtuar kontrollet në pikat kufitare

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#OgertaManastirliu#TopChannel