KLGJ interviston 3 kandidatë për Gjykatën e Lartë, Sadushi, Panda e Pupe - Vizion Plus

2020-02-27 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshilli i Lartë Gjyqësor intervistoi këtë të enjte tre kandidatët , në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për gjykatën e Lartë .Pasi kaluan të gjitha filtrat, kandidatët Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda u morën në pyetje nga Këshilli.Sokol Sadushi theksoi domodoshmërinë e hartimit të një strategjie për të përballuar numrin e madh të dosjeve të mbartura.SOKOL SADUSHI?Gjykata e Lartë ka nevojë për legjitimitetin që i duhet, siç kushtetuta e ka përcaktuar. Kam objektivat e mia në lidhje me këtë gjykatë. Aktualisht kjo gjykatë nuk ka strategji dhe kjo pikërisht i duhet. Situatë problematike janë numri i stërmadh i dosjeve në këtë gjykatë, por mund të përballohet me një riformatim.?Edhe Ilir Panda ngriti shqetesimin e mbingarkesës së dosjeve, me të cilën përballet gjykata e lartë.ILIR PANDA?Objektiv për një gjyqtar të Supremes është ajo problematik që është problemi i shumë dosjeve të mbledhura në Gjykatë të Lartë. Me profesionalizëm puna duhet të filloj, ndërsa rrugët për t?i zgjidhur duhet të shikohen. Në objektiv janë edhe marrëdhëniet me Këshillin e Lartë Gjyqësor, në marrëdhënie profesionale e institucionale. Fillimisht duhet filluar me emergjencat gjyqësore, më pas ndarje të çështjeve, përmes ndihmësve ligjor, të cilët me këtë angazhim mund të bëjnë riorganizim duke e bërë punën në një mënyrë të tillë.?Ndërkohë kandidati tjetër Ervin Pupe u ndal tek rënia e besimit te publikut ndaj institucioneve të drejtësisë.ERVIN PUPE?Besmi te Gjykata e Lartë ka rënë dhe duhet rikthyer, besoj se mund të jap kontribut si njeri kritik për veten, punëtor e më gjerë. Besoj se do ia dal edhe nëse këshilli më jep mundësinë për më tej. Do kontribuoj që edhe opinioni publik të rrit besimin. Jam etik, kam moral.?Këshilli i Lartë Gjyqësor pas intervistimit të të gjithë kandidatëve do të dërgojë emrat në Presidencë.