TIRANË - Arben Frroku, Jasin Kala (Avdyli) dhe Durim Keçi duhet të deklarojnë pasurinë dhe të dorëzojnë formularin pranë Operacionit "Forca e Ligjit", që në kuadër të aktit normativ Anti KÇK, ka vënë në sitë pasurinë e tyre duke ngritur dyshime se nuk rrjedh nga burime të ligjshme.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e OFL-së, tha se Jasin Kala, banues në Shijak, është i dënuar për veprën penale ?Vrasja me paramendim?. Arben Frroku, banues në Tiranë, është i dënuar për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" dhe Armëmbajtja pa leje?. Durim Keci, banues në Shijak, rezulton i dënuar në Itali për veprat penale ?Shkatërrim prone me pasoja të rënda?, ?Krime me armë kundër personit?, ?Trafikim i lëndëve narkotike? dhe ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit".ta duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
"OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020", tha zëdhënësja.
Durim Keçi është një emër i njohur edhe për autoritetet shqiptare, ndërsa në vitin 2018 ai u përfol gjerësisht nga politika, kohë kur edhe u lirua nga burgu. Durim Keçi u kap në Durrës në Tetor të 2017-ës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, por më pas fitoi lirinë me vendim gjykate. Pas kësaj, kreu i PD Lulzim Basha duke publikuar disa foto të tij me deputetë socialistë, hodhi akuza se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Edi Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.