Rama tregon masat për koronavirusin: Po veprojmë sipas rekomandimeve të OBSH

2020-02-27 0

Kryeministri Edi Rama deklaroi se që në monentin e parë të përhapjes së koronavirusit janë marrë masat të parandaluar mbërritjen e saj në Shqipëri sipas rekomandimeve të OBSH.

"Sot e bëmë këtë mbledhje të hapur për të folur me fakte për situatën ku ndodhemi për masat që duhet të marrim, të punojmë për të mos ushqyer infodeminë dhe për të mos krijuar tensione. Profesionalizmi ka qenë shembullor. E para deri sot në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. Janë testuar në një laborator të certifikuar nga OBSH 17 raste që kanë rezultuar negative. Pas testeve ata rezultojnë të paprekur. Situata është ndjekur nga ministrja e cila ka ngritur që në momentin e parë task forcën për parandalimin dhe kontrollin në sfidën e madhe që është një sfidë globale por që do ta përballojmë sipas rekomandimeve të OBSH duke ndërtuar një strategji me të gjithë hapat.

Është fakt se nga momenti i parë janë marrë masat si më poshtë

-Është forcuar mbikqyra e sistemi alert në të gjitha pikat

-Janë përcaktuar protokolle të sakta dhe janë shpërndarë udhëzues

-Janë trajnuar 800 profesionistë të shëndetit sipas planit

-Janë 2-fishuar ekipet e shëndetësisë për të pasur kontroll sipas rregullave të përcaktuara

-Janë kontrolluar 8122 persona, pasagjerë dhe rrugë tokësore 14 000 udhëtarë

-Në aeroport dhe në pikat kufitare janë përcaktuar dhomat e izolimit

-Është siguruar stoku i medikamenteve

Janë marrë masat për trajtim intensiv të personave të prekur nga virusi

-1 mln dollarë për rritjen e stokut të masave mbrojtëse", tha Rama.