Shoferë kujdes!/ Gjobat e mëdha për çdo shkelje dhe “testi i idiotit” - Vizion Plus

2020-02-27 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka prezantuar sot propozimet që pritet t?i bëhen Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e shkeljeve të qarkullimit dhe uljes së aksidenteve në vend.Sipas tij, është kërkuar shumëfishim i gjobave dhe në disa lloje shkelejsh. Kështu, masaadministrative për drejtim të mjetit në gjendje të dehur shkon nga 5 mijë lekë në 15 mijë lekë të vjetra, si dhe bllokim të patentës. Po ashtu në këto ndryshime parashikohet masa me gjobë ndaj drejtuesve të mjeteve që mbajnë telefon në dorë apo e përdorin atë gjatë drejtimit të mjetit.Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh optimist duke thënë se gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur të ulë vdekjet nga aksidentet rrugore me 40%.SANDER LLESHAJMINISTRER I BRENDSHËMPër periudhën 2010-2018 numri i fataliteteve në rrugët e BE u ul me 21 %. Për të njëjtën periudhë, në Shqipëri numri i fataliteteve prej aksidenteve rrugore ka njohur një trajektore me ulje të theksuar. Në vitin 2019 Shqipëria regjistroi 227 të vrarë në aksidente, nga 378 në 2009, me një ulje prej 40 %. Ky është një lajm jashtëzakonisht inkurajues. Por përsëri shqetësimi mbetet i lartë. Aksidentet janë vrasësi kryesor, pas sëmundjeve të rënda. Aksidentet vrasin shumë herë më tepër se sa krimi.E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila deklaroi masat e pasagjerëve në transportin rrugor duhet të vijë në nivelin e atij ajror.