Ora News - Dallgët me lartësi 2 metra, Vlorë e Sarandë pezullohen lundrimet për anijet e peshkimit

2020-02-27 3

#rtvora #oranews

Në portin detar të Vlorës vijon i pezulluar prej të mërkruës lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit. Shkak është bërë era e fortë e drejtimit jug-perëndim me forcë 28 nyje.
Pezullimi i lundrimit është bërë me urdhër të kapitenerisë së Vlorës e cila bën thirrje që mjetet e vogla lundruese dhe anije e peshkimit të sigurohen siç duhet në portin e ankorimit.

Deri më tani nuk janë pezulluar lundrimet e trageteve në linjat drejt Italisë. Gjatë ditës së enjte është parashikuar që një traget të niset drejt Brindisit. Ndërsa dy të tjerë kanë dalë në rad për të mos u përplasur me kalatat e portit dhe për të mos shkaktuar dëme.

Nga kapitaneria bëhet bëhet me dije se forca e detit shkonë në 4 ballë në gji dhe 5 deri në 6 ballë në det të hapur. Gjithashtu dallgët i kalojnë 2 metra lartësi në det të hapur.

Ndërkohë, Saranda është zgjuar me erëra të forta mëngjesin e sotëm. Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi ne linjat Sarandë-Korfuz.

Kapiteneria e Sarandës njofton se shkak i pezullimit të lundrimit ishte vetëm moti me erë, ndërsa Porti i Sarandës ka marrë të gjitha masat e duhura për të kryer kontrrollet shëndetësore për përsonat që hyjnë në portë përmes Korfuzit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dallget-me-lartesi-2-metra-vlore-e-sarande-pezullohen-lundrimet-anijet-e-peshkimit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp