Report TV-OFL-ja godet sërish në Shijak/Në shënjestër Astrit Avdyli dhe Astrit Keçi në burg në Itali

2020-02-27 7

Pas grupit të Hajrajve në ditën e parë të nisjes së operacionit, Forca e Ligjit është rikthyer sërish në Shijak sot duke u dërguar formularin për justifikimin e pasurisë dy personazheve të tjerë të njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane. Dy emrat, të cilëve OFL-ja u ka kërkuar justifikimin e pasurisë janë Astrit Balliu, i njohur edhe me mbiemrin Avdyli banues në Shijak, i dënuar me 12 vite nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për vrasje me paramendim dhe Astrit Keçi banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas në Itali për trafik droge. Brenda 48 orësh, si subjekt i Ligjit Special Anti-KÇK, ata duhet t?u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme që ka 15 ditë kohë për të vendosur nëse kërkesën për sekuestro pasurish do e çojë për konfirmim në gjykatë, apo nëse do të kthejë pas OFL-në.