Analisti: Serbia ose të njohë pavarësinë e Kosovës, ose do të hapë fronte ”lufte” me fuqitë e mëdha!

2020-02-26 0

Ka mundësi që Aleksandar Vuçiç, kur t?i jepet ultimatumi për të njohur pavarësinë e Kosovës, të tërhiqet nga posti i presidentit të Serbisë dhe t?ia lërë dikujt tjetër këtë çështje të konsideruar një ?patate të nxehtë? që të përvëlon duart, thotë gazetari dhe analisti i njohur Boshko Jakshiç.

Sipas tij në momentin kur Prishtina do të heqë taksën, pritet që të shtohet menjëherë trysnia mbi Beogradin për çështjen e pavarësisë. Jakshiç mendon se dhe në prag të zgjedhjeve serbe do të jetë e pashmangshme zgjidhja e çështjes së Kosovës. Vetë Vuçiç deklaronte disa kohë më parë se sivjet në lidhje me Kosovën, Serbisë do t?i ofrohet diçka ?që do të jetë e vështirë të refuzohet, por që nuk guxon ta pranojë?! Për analistin është e qartë se farë kërkohet: ajo është formula! Duke pasur parasysh sa gjatë e ka refuzuar Serbia idenë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por dhe se me çfarë presionesh të fuqishme do të përballej Vuçiç nëse hiqet taksa, atëherë është e vështirë të parashikohet e ardhmja e Serbisë nëse nuk pranon zgjidhjen e ofruar?, shprehet Jakshiç.

Presidentit serb sipas tij, i mbetet që ose të pranojë një lloj formule të njohjes reciproke, ose në të kundërt, që Serbia t?i kthehet Moskës, sepse po nuk pranoi pavarësinë rrezikon të hapë fronte të reja me fuqitë e mëdha, përfshirë edhe atë pjesë të botës drejt të cilës normalisht synon të integrohet dhe që është BE-ja dhe Perëndimi,? është konkluzioni i Jakshiç.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel