Historia e vajzës që qeshte kur shpërthenin bombat të Siri, në një lojë të krijuar enkas për të nga i ati, ka një fund të lumtur. Selva e vogël do të ketë një jetë të re, pa bomba, në Turqi. Ajo ka bërë gati valixhet me të ëmën dhe të atin dhe ka kaluar kufirin turk, për të nisur atje një jetë të re, pa gjëmime.
Selva e vogël u bë e famshme në të gjithë botën për shkak të një videoje të filmuar nga i ati, i cili, e kishte bindur atë se bombat që nuk ndaleshin ishin një lojë, dhe sa herë të kishte një shpërthim, ata duhej të qeshnin. Vogëlushja tani do të mund të shkojë në shkollë dhe të luajë me lojëra normale në Turqi. Bashkë me prindërit ajo do të vendoset në provincën Hatay, në jug lindje të vendit. Babai i Selvës ka falenderuar qeverinë turke.
?Shpresoj që shumë shpejt lufta në Siri do të përfundojë dhe që ne të mund të kthehemi në shtëpinë tonë?, tha ai. Selva, katër vjeç, dhe familja e saj, jetonin në provincën siriane Idlib, ku vazhdon beteja për qytetin mes rebelëve xhihadistë dhe ushtrisë ruse e siriane. Ata nuk janë të vetmit që braktisin shtëpinë si pasojë e luftimeve. Sipas kombeve të bashkuara rreth 900 mijë persona kanë braktisur rajonin këto kohë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Siri#Bomba#TopChannel