Rëndësinë e vizitës së tij në Moskë dhe takimin me ministrin e Jashtëm rus, kryeministri shqiptar Edi Rama e nxorri në pah, përmes një detaji domethënës mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Vizita në Rusi në cilësinë e drejtuesit të zyrës së OSBE-së, pati si synim nxitjen e negociatave për paqe në konfliktin Rusi-Ukraine. Një mision që përfshinte edhe vizitën e Ramës në zonën e konfliktit, në ?Donbash?.
Përtej rolit si përfaqësues i OSBE-së, një temë e rëndësishme e takimit ishte çështja e Kosovës. Kërkesës publike të kryeministrit shqiptar për njohjen e saj nga Rusia dhe Serbia, Lavrov iu përgjigj me gjuhën e drunjtë të diplomacisë.
Pavarësisht elozheve për Lavrov, kryeministri shqiptar Edi Rama u kujdes të mos ketë asnjë keqkuptim për qëndrimin e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s.
Me gjithë qëndrimin e prerë si aleatë të NATO-s, vizita e Ramës në Moske mund t?i japë një impuls të ri marrëdhënies mes dy vende, përmes një draft-marrëveshjeje të lënë në harresë nga pala shqiptare.
Gjate konferencës mes Ramës dhe Lavrov, nuk munguan batutat, kur gazetarja e agjencisë ruse të informacionit ?Sputnik? iu ankua OSBE-së për problemet me lirinë e fjalës në Estoni.
Tv Klan