Rama në Moskë: Njihni pavarësinë e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-26 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Moska njohjen e Kosoves si shtet. Sipas kreut te qeverise është në të mirën e Serbise ta njohe Kosoven sa me shpejt te jete e mundur.EDI RAMAKRYESUES I OSBE 2020Mendoj qe eshte ne te mire te gjithkujt , edhe te Serbise qe te njohe Kosoven sic është. Ne e kemi mbeshtetur dialogun dhe gjetjen e mirekuptimit per te arritur realizimin e kesaj njohjeje por jo duke u nisur me parimin e gabuar se kjo njohje nuk ka ndodhur asnjehere. I shpjegova ministrit se na duhet te rinisim procesin. Vullneti i njerezve nuk mund te behet me standarde te dyfishte per te njohur apo mosnjohur ate cka vullneti i njerezve sjell ne jete. Popullata shqiptare ne Kosove ka jetuar nen sundimin e nje shteti qe nuk e kishte zgjedhur. N e kuptoj pse te tjeret e kane te drejten te ndahen dhe Kosova jo.Nga ana tjeter kryediplomati rus theksoi se Beogradi dhe Prishtina duhet te arrijne ne nje marreveshje, por bazuar ne rezoluten e OKB.SERGEI LAVROVMINISTER I JASHTEM, FEDERATA RUSENe do donin që çështja e Kosovës të zgjidhet dhe duhet te zgjidhet ne perputhje me te drejten nderkombetare. Palët duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkësive serbe. Ka nje sere marreveshjes te arritura mes Prishtines dhe Beogradit. Marreveshja per asocacionin e komunave serbe eshte arritur se paku gjashte vjet me pare. Prishtina refuzon qe te respektoje detyrimet. Ne e promovojme kete dialog por per fat te keq koleget nga Bashkimi Europian kane vendosur te jene ndermjetes dhe nuk kane arritur te sigurojne zbatimin e marreveshjeve.