Nga Moska, Rama i kërkon Lavrov njohjen e pavarësisë së Kosovës

2020-02-26 0

Në konferencën e përbashkët për shtyp Lavrov- Rama, i dërguari Top Channel në Moskë Muhamed Veliu e pyeti shefin e diplomacisë ruse nëse ka shkaqe të reja përse Rusia vijon mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nëse një ditë Moska do ta njohë Kosovën si shtet?


Po ashtu gazetari Muhamed Veliu e pyeti kryeministrin Edi Rama nëse gjatë takimit me Lavrov i kishte kërkuar diçka specifike në lidhje me Kosovën.

? Ju pyetët nëse unë mund të mendoj ndonjë datë kur Rusia do njohë Kosovën , është ajo çfarë përmendi Rama që duhet të ketë zbatim të asaj për çfarë bihet dakord, Ka një rezolutë 12,44 , që duhet zbatuar, që është miratuar dhe që ka një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve, përfshi krijimin e asosacioneve së bashkimeve serbe në Kosovë dhe krijimi i kësaj do ishte një hap më para, për të siguruar të drejtat e atyre serbëve që jetojnë në Kosovë.

Marrëveshja është arritur së bashku 6 vjet më parë, Prishtina refuzon të respektojë detyrimet, e promovojmë dialogun por kolegët tanë në BE, nuk kanë arritur të sigurojnë zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Megjithatë këmbëngul që kjo të zgjidhet në bazë të marrëveshjeve të miratuar. tha Lavrov.

Ndërsa Rama për të njëjtën gjë tha: ?Po diskutuam rreth kësaj dhe jemi shumë larg sepse qëndrimi ynë është i qartë. Unë mendoj se është në të mirë të gjithkujt edhe të Serbisë që të njohë Kosovën siç është. Ne kemi mbështet dialogun, pajtimin për ta arritur realizimin e kësaj njohje.
Ka pasur shumë aspekt të dialogut të materializuar në marrëveshje që nuk e kanë parë dritën e realizmit.

I shpjegova Lavrov se na duhet të rinisim procesin, unë besoj se palët e fajësojnë shumë njeri tjetrit, por s?do i hyj kësaj. Unë do ti thoja ministrit opinionin tim , që vullneti i njerzve nuk mund të jetë me standarte të dyfishta kur bëhet fjalë për të njohur ose për të mos njohur atë cka vullneti i njerzve sjell në jetë për popullatat. Dhe për një popullatë, ai ajo e Kosovës që ka jetuar nën sundimin e një shteti që nuk e ka zgjedhur ajo, nuk e shoh pse të tjerët kanë të drejtën të ndahen e të kenë shtetet e tyre dhe Kosova jo. Megjithatë ky është një kapitull tjetër?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#Moscow#TopChannel