12 të vdekur në Itali/ Koronavirusi shfaqet në disa vende evropiane, viktima edhe në Francë

2020-02-26 1

Ka shkuar në 12 bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali, me një 70-vjeçare nga Emilia Romagna që u bë edhe e para viktimë në këtë rajon.


Ndërkohë, mbi 374 janë të prekurit në Itali, mes tyre tre në Siçili. 259 janë të prekurit vetëm në rajonin e Lombardisë, dhe mes tyre gjashtë minorenë.

Ndërkohë, janë disa vende evropiane që kanë njoftuar për rastet e para të koronavirusit, në dukje, të gjithë të lidhur me shpërthimin në itali. Austria, Kroacia dhe Zvicra thanë se rastet kishin të bënin me persona që kishin qenë në Itali. Po ashtu edhe Algjeria në Afrikë. Rasti i parë pozitiv i virusit është regjistruar edhe në Amerikën Latine, një brazilian që sapo ishte kthyer nga Italia, ndërsa një viktimë është regjistruar edhe në Francë.

Kjo e fundit është bërë ditët e fundit vendi më i prekur në Evropë, por vendet fqinje kanë vendosur se mbyllja e kufijve do të ishte e panevojshme. Ministrat e shëndetësisë nga Franca, Gjermania, Italia dhe komisioni evropian, janë angazhuar ti mbajnë kufijtë hapur në një takim të martën ndërsa raste të reja të virusit vazhdojnë të shfaqen në Evropë dhe në Italinë qendrore dhe atë jugore. Po flasim për një virus që nuk i respekton kufijtë ? tha ministri italian i shëndetit, Roberto Speranza.

Italia është vetëm një nga tre vatrat e mëdha jashtë kinës. Në Iran, rreth 100 persona janë infektuar sipas të dhënave zyrtare, por mendohet se numri mund të jetë shumë më i lartë. Infektimi i zëvendësministrit të shëndetësisë së vendit, ka thelluar frikën se virusi është përhapur në masë. Më shumë se 1100 persona ndërkohë janë infektuar në Korenë e Jugut, ku 11 janë viktimat. Edhe ushtria amerikane ka konfirmuar se një nga ushtarët e saj të vendosur në Korenë e Jugut ka rezultuar pozitiv për virusin. Ndërkohë pjesa më e madhe e rasteve mbeten në kinë. Sipas shifrave të fundit, të publikuara të mërkurën, 78064 persona janë infektuar që nga shpërthimi i epidemisë. 52 vdekje të reja janë raportuar të martën, shifra më e ulët ditore kjo në më shumë se tre javë. Numri total i viktimave në kinë tani ka shkuar në 2715. OBSH-ja ndërkohë ka paralajmëruar se bota thjeshtë nuk është e përgatitur për të përballuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo i ka kërkuar ndërkohë të gjitha vendeve të thonë të vërtetën për koronavirusin, duke nënvizuar se Uashingtoni është veçanërisht i shqetësuar se mos Irani mund të ketë fshehur detaje të rëndësishme për epideminë atje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#Italy#TopChannel

Free Traffic Exchange