MSH: Koronavirusi s’ka mbërritur në Shqipëri, testuam 13 raste - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-26 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli qetësoi të gjithë qytetarët duke deklaruar se koronavirusi nuk ka mbërritur ende në Shqipëri. Ndonëse lëvizjet nga Italia janë të shumta, Rakacolli tha për mediat se 13 të testuar rezultuan negativë.?Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Gjatë mbrëmjes së kaluar u testuan 13 raste të dyshuar, por rezultuan negativë. MSH, pas mbledhjes së djeshme, ka vendosur alokimin e 1 milion dollarëve për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale. MSH siguron se janë mjetet e nevojshme në të gjitha pikat spitalore. Qytetarët që kanë temperaturë, ethe, kollë, të telefonojnë menjëherë në numrin 127.?Ajo sqaroi edhe rastin e të martës, ku humbi jetën një 46-vjeçar që dyshohej si i prekur nga gripi i derrit.?Pacienti ka humbur jetën si rezultat nga një pneumoni që është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin.?Në pikat kufitare janë dyfishuar masat e kontrollit. Masat u morën pas situatës alarmante në Itali, ku deri tani kanë humbur jetën 12 viktima dhe janë mbi 350 të infektuar.