Mona Liza e Invader shitet per 480 mije euro

2020-02-26 7

Ky portret i Mona Lizës, krijuar me 300 kuba Rubik, është shitur në një ankand të artit modern në Paris për 480 mijë euro, duke kaluar parashikimet e organizatorëve që prisnin jo më shumë se 150 mijë euro.

Buzëqeshja e famshme e pikturës së Leonardo Davinçit është rikrijuar në formë mozaiku në 2005 nga artisti i rrugës Franck Slama, që kërkon të qëndrojë anonim. Mban gjithmonë një maskë dhe njihet me pseudonimin Invader, ose pushtuesi.

E njohur tashmë si Mona Liza me Rubik, vepra është e para e një serie të tillash, ku artisti rikrijon kryeveprat e mjeshtrave të mëdhenj. Shitja përkoi me mbylljen e ekspozitës së hapur në Muzeun e Luvrit me rastin e 500 vjetorit të mjeshtrit te rilindjes Leonardo Davinçi.

Tv Klan