#rtvora #oranews
Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shefin e diplomacisë ruse Sergey Lavrov.
Në tryezën e diskutimeve mes Ramës dhe Lavrov do të jetë çështja e integrimit evropian, për të cilën Shqipëria pritet të marrë edhe një përgjigje nga lideret e unionit për hapjen e negociatave.
Gjithashtu në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se do të diskutohet edhe për çështjet rajonale, pjesë e së cilës është edhe minishengeni ndërmjet Tiranës, Shkupit dhe Beogradit.
Kjo nismë rajonale ka sjellë edhe debate të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës, shtet të cilin Rusia ende nuk e ka njohur si të pavarur.
Rama dhe Lavrov do të flasin edhe për marrëdhëniet bilaterale mes Tiranës dhe Moskës, si dhe për planin e OSBE-së për 2020.
Rama në drejtimin e kësaj organizate ka kërkuar angazhimin e të gjitha shteteteve për të vendosur paqen në zonën e konfliktit në Ukrainë.
Burime bëjnë me dije se pavarësisht lobimit nga pala shqiptare, Edi Rama ende nuk siguruar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.
Rama është kryeministri i dytë që viziton Moskën, pasi në vitin 1995 ka qënë Aleksandër Meksi, i cili është pritur nga Kryeministri rus i asaj kohe.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-takohet-me-lavrov-ne-moske-ja-temat-e-diskutimit
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp