Durrës, deti i trazuar nxjerr afër bregut velierën, shpëtohen mrekullisht 4 anëtarët e ekuipazhit

2020-02-26 2

Përkeqësimi i motit në Durrës, me detin e trazuar kanë nxjerr në afërsi të bregut Velierën në zonën e Currilave. Katër persona ndodheshin në Velierë gjatë situatës së vështirë, 3 turq dhe 1 amerikan.

Ekuipazhi dha sinjalin SOS, i cili u kap nga kapitenaria e portit. Në ndihmë të tyre shkuan menjëherë forcat e policisë kufitare, të cilat nxorrën në breg 4 pjestarët e velierës.Gjendja e pjestarëve të ekuipazhit paraqitet e mire, ndërsa është bërë akomodimi i tyre në një hotel aty pranë. Veliera, e cila vinte nga Mali i Zi kishte për destinacion Turqinë.

Mësohet se, nxjerrja e mjetit nga shkëmbinjët nënujorë ku ajo ka ngecur do të bëhet pas përmirësimit të motit.