TIRANË- Nikoll Beleshi u pa për herë të fundit në Gjirokastër, ndërsa ka më se dy vite që nuk bëhet i gjallë për familjen. Shoku i tij F.D në këtë qytet u tha familjarëve se 41-vjeçari ishte nisur drejt Greqisë. E ftuar në emisionin ?Pa Gjurmë?? nëna e tij Liza, tha se ky është fakt i pavërtetë, duke ngritur dyshimin se ai është ??marrë peng?, pasi kalimi i tij në territorin grek ishte i ndaluar që prej marrjes së ekspulsit deri me vitin 2021.