Ambasadori i ri rus: Të përmirësohen marrëdhëniet - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-26 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë, Mikhail Afanasiev hodhi poshtë pretendimet se Moska vepron kundër interesave të Shqipërisë.Në një intervistë për ?Albanian Daily News?, ai deklaroi se pretendime të tilla të disa politikanëve janë të pabaza. Diplomati rus theksoi se tani është momenti që Shqipëria dhe Rusia të forcojnë marrëdhëniet e tyre. ?Dëshira e Rusisë për të zhvilluar marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet në rajon vështirë se mund të klasifikohen si ?veprime armiqësore?, dhe mosmarrëveshjet në lidhje me statusin e Kosovës duhet të nivelizohen përmes dialogut dhe konsultimeve, jo përmes konfrontimeve dhe natyrisht jo përmes vendosjes së pengesave artificiale në rrugën e bashkëpunimit të dobishëm. Këtë vit, Rusia dhe Shqipëria kanë një shans për të përmirësuar situatën. Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së. Kjo do të thotë intensitet më të madh të kontakteve midis palëve, shkëmbimi i pikëpamjeve për çështje të ndryshme. Shpresoj se kjo do t?i ndihmojë vendet tona për të kuptuar më mirë njëra-tjetrën.? Teksa uroi Shqipërinë për marrjen e Kryesimit të OSBE, ambasadori u ndal edhe tek vizita e kryeministrit Edi Rama në Moskë në kuadër të kësaj detyre. Sipas Mikhail Afanasiev, kjo vizitë do të shërbejë që Rama dhe kryeministri rus të diskutojnë më në detaje me palën ruse për çështje të ndikimit dhe të sigurisë. Një tjetër pikë ku u ndal ai gjatë intervistës ishte edhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve. Për kryediplomatin, ky bashkëpunim lë për të dëshiruar sepse shumë investitorë rusë nuk pranohen në Shqipëri duke pretenduar se cënohet siguria. ?Mesa di unë gjatë dhjetë viteve të fundit një numër i madh investitorësh rusë janë interesuar të hyjnë në tregun lokal; madje ishte edhe një rast i izoluar kur një kompani ruse ishte e pranishme në sektorin e minierave për një kohë të shkurtër. Sidoqoftë, klima e investimeve për ta është larg të qenit e favorshme, për të mos përmendur ?shtrydhjen? e drejtpërdrejtë nën pretekstin e një ?kërcënimi nga investimet ruse për sigurinë kombëtare shqiptare?.? Sidoqoftë, ambasadori u shpreh shpresëplotë se situata do të ndryshojë dhe do të thellohet bashkëpunimi ekonomik ruso-shqiptar. Sa i takon fushës së arsimit, Mikhail Afanasiev shprehu zhgënjimin e tij për numrin e paktë të studentëve shqiptarë që mësojnë gjuhën ruse në shkollë dhe për mbylljen e kësaj dege. Ai shtoi se vitin e kaluar ambasada ruse ka dhënë 50 bursa për studentët.