Kryesorja për të parandaluar infektimet nga epidemitë është kujdesi ndaj higjienës personale. Ndaj, mos përtoni të lani duart sa më shpesh të jetë e mundur.
?Të ndalojmë të japim dorën. Të mbajmë një distancë dy tre metra. Kur kemi nevojë për t?u kollitur kthejmë kokën mënjanë dhe vëmë dorën në këtë mënyrë. Për mua, nuk ka vend për panik se përkujdesja do të na ndihmojë t?ia hedhim dhe kësaj epidemie?, shprehet Adrian Jorgji, doktor.
Frika e përhapjes së koronavirusit ka drejtuar shqiptarët nëpër farmaci për të blerë maska mbrojtëse, e paniku është shtuar për shkak të mungesës së tyre. Por Top Channel do t?Ju tregojë mënyrën më të lehtë për të krijuar një maskë në kushte rrethanore.
?Marrim një copë pambuku dhe e presim, në një formë normale të një maske. Tani duhet ta qepim edhe anash pakëz që të krijojmë lirshmëri për të marrë frymë. Këtë e qepim me makinë qepëse ose në kushte shtëpie edhe me dorë. Vendosim edhe dy llastiqe për ta vendosur te veshët. Atëherë kaq ishte maska, kjo copë është përzgjedhur që edhe të lahet edhe të jetë higjienike për përdoruesit.?
?S?ka maskë në botë që të mbron 100%, dhe flas për këto që qarkullojnë në mënyrë komerciale në farmaci. Për të mos shpërndarë ngarkesë virusale ndihmon qoftë dora jonë para, një shami apo një maskë e bërë kaq bukur?, shton doktor Jorgji.
Ndërsa boshatisja e dezinfektuesve nëpër farmaci, nuk është alarmante. Ato lehtësisht mund të zëvendësohen.
?Përmbajtjet alkoolike këto rekomandohen në tërë botën, qoftë për higjienën tonë personale por edhe të objekteve që na rrethojnë?, përfundon doktori.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mbrojtje#Koronavirus#TopChannel