Mjeku shqiptar ne Itali: Situate shqetesuese, nuk dihet pacienti qe perhapi koronavirusin

2020-02-25 1

Elson Gjoni është një kirurg onkolog shqiptar në spitalin e Bursto Arsizio që punon në Itali, dhe në një lidhje direkte me emisionin ?Opinion? në Tv Klan ka folur për situatën emergjente të krijuar në shtetin fqinj.

Sipas tij, gjendja në Itali është shqetësuese, por ka bërë apel që të mos krijohet panik. Kirurgu onkolog Elson Gjoni thotë se autoritetet italiane kanë ndërmarrë të gjitha masat për të ndaluar përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm.

Megjithatë, ai ka konfirmuar se ende nuk dihet kush është pacienti në Itali që ka përhapur koronavirusin. Testet rrëzuan dyshimet mbi një biznesmen të ardhur nga Kina.

Blendi Fevziu: Si është situata në Itali?

Kirurgu onkolog Elson Gjoni: Me tërë mend është shqetësuese por nuk duhet të jetë panik në këto orë të para se duhet të merren të gjitha masat që të frenohet përhapja. Duke ditur që është një virus që ka përhapje të lartë, kemi ne kemi protokollet e Ministrisë që na ndërruan që nga e shtuna kur filloi përhapja e virusit në Itali. Më përpara kontrollet ishin për pacientët ku kishin simptoma, pacientët që vinin nga epiqendra e Kinës, ose italianë ose pacientë me origjinë kineze që vinin nga Kina.

Blendi Fevziu: Nga erdhi, nga u përhapën?

Kirurgu onkolog Elson Gjoni: Për fat të keq, pacienti zero që e quajmë ne këtu, doli në të dyja analizat negativ. Pacienti zero që ishte një pacient një biznesmen që vinte nga Kina që mendohej që ai ia kaloi pacientit të parë, por pacienti zero për fat të keq nuk u konfirmua.

Blendi Fevziu: Pra nuk dihet fare se si ka mbërritur tek ky person?

Kirurgu onkolog Elson Gjoni: Absolutisht, nuk dihet pacienti zero.

Free Traffic Exchange