Në një situatë kur viroza të ndryshme kanë prekur vendin është e rëndësishme të bëhet diferenca e një gripi të zakonshëm, me simptomat që ka Koronavirusi. Për të folur për këtë çështje, e ftuar në programin ?Rudina?, në TV Klan ishte shefja e infektivit në Qendrën Universitare Nënë Tereza, Najada Çomo.
Ajo thekson se është e rëndësishme që çdo qytetar që ka ardhur nga ndonjë prej vendeve të prekura, të marrë ne telefon 127, që është numri i qendrës kombëtare të urgjencës.