Shqipëria vazhdon të jetë zyrtarisht e paprekur nga koronavirusi. Rasti i dyshuar, ai i një vajze që kishte ardhur nga Italia, ka rezultuar një grip normal, dhe pa lidhje me virusin kinez. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se sistemi ynë ka kapacitet për tu përballur edhe në rast se do të prekemi.