Banesat që do të ndërtohen për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti përjashtohen të gjitha nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
Qeveria ka zyrtarizuar vendimin, i cili heq TVSH-në për të gjitha ndërtimet e banesave, veprave publike, por edhe objekteve të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas vendimit, nga TVSH-ja përjashtohen jo vetëm ndërtimet që financohen me fondet e buxhetit të shtetit, por edhe banesat e ndërtuara nga organizatat jo fitimprurëse dhe fondacionet bamirëse. Tatimi hiqet në të gjithë zinxhirin duke filluar që nga importi apo blerja e materialeve.
Por si do të jetë procedura e përjashtimit? Sipas vendimit të qeverisë, kompanitë ndërtuese duhet të pajisen me autorizim nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve. Për këtë kompanitë e ndërtimit duhet të bëjnë kërkesë tek tatimet duke paraqitur kontratën me institucionin prokurues ose me organizatën bamirëse si dhe preventivin e punimeve. Brenda pesë ditëve nga paraqitja e kërkesës drejtoria e tatimeve është e detyruar të lëshojë autorizimin ose ti kërkojë kompanisë dokumentacion shtesë nëse aplikimi nuk është i plotë.
Ndërsa për të përfituar heqjen e TVSH-së për importin e materialeve të ndërtimit, kompanitë duhet të pajisen me autorizim nga drejtoria e doganave. Edhe në këtë rast ndiqet e njëjta procedurë.
Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria, programi i rindërtimit parashikon ndërtimin e mbi 17 mijë banesave dhe një sërë veprave publike, për një faturë totale e cila llogaritet në gati 1 miliardë euro.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TVSH#Rindertim#TopChannel