Rendohet situata në Poçem e Ballsh - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti kur nje punonjës i nenstacionit elektrik të Pocemit del nga greva pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ai u dërgua me forcë në urgjencën e spitalit të Ballshit ku mori ndihmë mjekësore, pasi e refuzoi atë. Por edhe pse gjendja e tyre shëndetësore ësthë rënduar në ditën e 13 të grevës, grevistët thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.Situatë e agravuar paraqitet dhe ne uzinën e Ballshit, aty ku naftëtarët kanë hyrë në ditën e 9 të grevës së urisë. Kompania u kaloi sot të gjithë punëtorëve një rrogë në llogarinë bankare, por që u refuzua nga këta të fundit, të cilët të zëmëruar u nisën drejt uzinës ku tentuan të futen me forcë por që u ndaluan nga organizatorët e grevës së urisë. Përfaësuesi i naftëtarëve Sokol Dautaj thotë se ata nuk do të negociojnë me kompaninë deri në momentin që do të kalojnë të treja rrogat si u premtua. SOKOL DAUTAJ - PERFAQESUES I NAFTETAREVE Deri më tani palët kanë zhvilluar disa herë takime por nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje.

Free Traffic Exchange