http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si asnjëherë tjetër, Partia Socialiste thërret delegatët e saj në një kongres zgjedhor tre ditor. Punimet nisin pasditen e të Premtes, me vëmendjen te gruaja në vendimarrje, me ditën më kryesore të Shtunën me fjalën e kryesocialistit Edi Rama dhe zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së re, për tu mbyllur me kuvendimin me të rinjtë. Partia Socialiste shkon në këtë kongres me disa ndryshime në statut.Përveç organizimit të brendshëm të strukturave të Partisë Socialiste, cwshtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk wshtw pjesw e agjendës se diskutimeve në kongres.Mbajtjen e protestës së thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, më 2 Mars, një ditë pas mbylljes së maratonës së socialistëve, Alfred Peza, nuk e vlerëson si një matje të forcës politike.Përgatitjet e grumbullimit të socialistëve në Pallat të Kongreseve kanë nisur dhe deri më tani nuk është parashikuar anulimi për shkak të frikës nga koronavirusi.